Torino mposht Sassuolon, Mërgim Vojvoda inkuadrohet në minutën e 77′ dhe zhvillon ndeshje solide – me këtë notë u vlerësua
Futboll
17 Shtator 2021
23:18

Torino ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A.
Pas fitores ndaj Salernitanas, skuadra e drejtuar nga Ivan Juric ka mposhtur edhe Sassuolon.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mapei Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për torinezët e shënoi Marko Pjaca në minutën e 83-të.
Te Torino dy shqiptarët – Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha e filluan ndeshjen nga stoli, me mbrojtësin e Kosovës, i cili u inkuadrua në minutën e 77’të dhe zhvilloi 13 minuta, ku edhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.7.

Pas kësaj fitore, Torino ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse Sassuolo mbetet me katër pikë në pozitën e 11-të.