Torino mposhtet nga Cagliari – kështu u vlerësua Vojvoda
Futboll
27 Shkurt 2022
14:30

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda u paraqit sot për 69 minuta në humbjen e Torinos nga Cagliari, shkruan Insporti.
Torino nuk ia doli të triumfojë në ndeshjen ndaj Cagliarit, nga të cilët u mposht me rezultat 1-2. Golat për Cagliarin i realizuan Bellanova (21′) dhe Deiola (62′). Kurse për Torinon realizoi Belotti (54′).
Vojvoda, i cili u zëvendësua në minutën e 69’të nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.1

Pas kësaj humbjeje, Torino rënditet në pozitën e 11’të me 33 pikë, kurse Cagliari zë pozitën e 17’të me 25 pikë.
/Insporti.com