Toronto afër finales, mposht Bucks në takimin e tretë

Basketboll 20 Maj 2019 12:13

Toronto Raptors fluturon me dyshen Leonard-Siakam. Skuadra kanadeze mposhti 118-112 Milwaukee Bucks pas 2 kohëve shtesë në finalen e tretë të Lindjes, dhe mori kryesimin e serisë 2-1 me ndeshje.

Duke pasur parasysh faktin që edhe sfida e 4-t finale mes tyre do të luhet në Scotiebank Arena të Torontos, tashmë janë kanadezët favoritë për t’u kualifikuar në finalen e madhe të NBA.

Ndeshja nisi më mirë për Raptors që e mbyllën çerekun e parë në avantazhin e 9 pikëve.

Megjithatë tre çerekët e tjera ishin të gjitha në favor të miqve nga Milwaukee që shënuan pikë të rëndësishme derisa sa barazuan rezultatin në 96-96.

Për të përcaktuar skuadrën fituese u desh të luheshin dy kohë shtesë, me Toronton që u tregua më efikase para koshit në 5 minutat e fundit duke arritur një fitore të madhe.

Kawhi Leonard ishte heroi i kanadezëve me 36 pikë 5 asiste dhe 9 kërcime.

Një ndihmë të madhe në këtë fitore, Raptors e morën edhe nga kamerunasi Siakam që koleksioni në total 25 pikë dhe 11 kërcime.

Te Milwaukee pikëshënuesi më i mirë ishte Hill me 24 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen./Insporti