Toronto një fitore larg historisë, humbja e tretë resht për Bucks

Basketboll 24 Maj 2019 11:49

Milwaukee Bucks nuk e mban dot presionin e të qenit skuadra favorite për të shkuar në finalen e madhe të NBA në Konferencën e Lindjes dhe pëson humbjen e 3-të rresht ndaj Toronto Raptors që është vetëm një fitore larg historisë.

Skuadra kanadeze triumfoi brenda në Wisconsin në ndeshjen e 5-të finale të Lindjes duke marrë kryesimin e serisë në 3-2 me ndeshje dhe tashmë do të kërkojë të mbyllë llogaritë për titullin e konferencës që do ishte i pari nëse e fiton në historinë e skuadrës kanadeze.

99-105 në favor të Raptors ishte rezultati që prodhoi sfida e luajtur në Fiserv Forum, në një ndeshje ku diferencën e bëri ylli i Torontos Kawhi Leonard, autori i një paraqitjeje të shkëlqyer me 35 pikë 9 asiste dhe 7 kërcime.

çereku i parë i takoi vendësve, të cilën e mbyllën me 10 pikë epërsi, 32:22, por atëherë kur të gjithë menduan se Milwaukee do ta kishte shumë të thjeshtë të merrte fitoren e tretë në shtëpi në këtë seri, erdhi edhe reagimi i kanadezëve.

Ata filluan të luanin më mirë në çerekun e dytë dhe të tretin për ta vulosur në atë të katërtin, me çka edhe shënuan fitore.

Giannis Antetokounmpo nuk ishte ai që ishim mësuar ta shohim, por që ishte më i mirë në parket me 24 pikë e 6 asiste.

Te Raptors ndërkohë përveç Leonard spikatën edhe VanVleet me 21 pikë dhe Kyle Lowry me 17 pikë./Insporti