Toronto rinovon kontratën me yllin e saj, kjo është paga e tij

Basketboll 08 Tetor 2019 15:04

Skuadra e Toronto Raptors ka evituar largimin e basketbollistit Kyle Lowry verën e ardhshme si “free agent” (lojtar i lirë).

Palët kanë arritur marrëveshjen për shtyrjen e kontratës edhe për një vit tjetër.

Sipas ESPN, palët kanë shtyrë kontratën deri në vitin 2021, kur Lowry mund të largohet nga kanadezët. Në bazë të kontratës së re, ylli i NBA-së do të përfitojë 31 milionë dollarë në sezon.

Kjo shumë e bën Kyle Lowry një nga basketbollistët më të paguar në NBA. 33-vjeçari, 5 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, luan me Toronton prej vitit 2012 dhe është kampion në fuqi.