Torres e gjen golin e parë në Japoni, shënon ndaj ekipit të Iniestas (VIDEO)

Futboll 22 Gusht 2018 14:33

Fernando Torres ka realizuar golin e parë me skuadrën e tij të re, Sagan Tosu.

Sulmuesi spanjoll ka gjetur për herë të parë rrugën e rrjetës që prej kur u transferua në Japoni nga Atletico Madridi, duke e ndëshkuar ekipin e Andres Iniestas, Vissel Kobe.

Torres shënoi golin e fundit në fitoren e thellë 3:0 të ekipit të tij në kupë.

34-vjeçari deri tani ka bërë 8 paraqitje me ekipin japonez. /Insporti.com