Torres shënon dy gola në lamtumirën e tij me Atleticon (VIDEO)

Futboll 20 Maj 2018 23:39

Fernando Torres ka shënuar dy gola në ndeshjen lamtumirëse me Atletico Madridin.

Në ndeshjen e fundit të La Ligas këtë edicion, Torres me dygolësh është përshëndetur me tifozët e Atleticos në ‘Wanda Metropolitano’.

Sulmuesi 34-vjeçar realizoi dy herë në ndeshjen e fundit të tij me klubin e fëmijërisë, në barazimin 2-2 me Eibarin.

Spanjolli shënoi në minutat 42 dhe 60′ e ndeshjes, në ndeshje tejet emocionuese për të.

Torres e kishte filluar te Atletico karrierën e tij në futbollin profesionist, kur i ishte bashkuar ekipit të të rinjëve në moshën 11-vjeçare. Ai luajti me të rinjtë në vitet 1995-2001, kurse në vitet 2001-2007 për ekipin e parë.

Pas disa sezoneve të kaluara në Angli te Liverpooli e Chelsea, dhe më pas huazimit në Milan, Torres u rikthye sërish te Atletico në vitin 2015, duke luajtur edhe për tre sezone me klubin e fëmijërisë së tij.

Torres në gjithsej 321 paraqitje me Atletico Madridin, ka shënuar 109 gola. Me klubin madrilen ai ka fituar titujt e Segunda División dhe Europa League. /Insporti.com