Torres: U largova nga City sepse e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë

Ish- sulmuesi i Man Cityt, Ferran Torres sot u prezantu me fanellën e katalunasëve në “Camp Nou”, shkruan Insporti.
Në prezantim, Torres foli se cilat ishin arsyet e kalimit te Barcelona nga Man City.
“Kur u largova nga Valencia e dija që do shkoja në një klub të mirë, por pastaj kur u largova nga City për Barcelonën, e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë dhe doja që kjo marrëveshje të ndodhte”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Të gjithë kanë qenë të mirë në dhomën e zhveshjes. Jam i emocionuar që të luaj dhe jam gati”.
“Çfarë nënkupton Barcelona për mua? E di që është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë garon për kampion, do provoj të jap gjithmonë më të mirën”.
Torres iu bashkua Barcelonës për 55 milionë euro plus bonuse, duke u larguar nga Man City.