Tottenham – Dortmund, konfirmohet mungesa e madhe në 1/8-ën e finales

Futboll 12 Shkurt 2019 16:01

Një mungesë e madhe për skuadrën gjermane në prag të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Derisa te Tottenhami mungon Harry Kane për shkak të lëndimit, më mirë punët nuk i ka as Borussia Dortmunid, që në ndeshjen ndaj Spurs do të paraqitet pa yllin e saj Marco Reus.

Reprezentuesi gjerman është lënduar javën e shkuar në sfidën e Kupës së Gjermanisë përballë Werder Bremenit të Milot Rashicës, dhe nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Londrës.

“Ne donim që ta kishim Reusin me vete në Londër, pasi prezenca e tij në fushë do të ishte një plus i madh për ekipin, por lëndimi që ka pësuar ia pamundëson të luajë në këtë takim”, ka deklaruar për mediat zyrtari dhe ish-futbollisti i klubit gjerman, Sebastian Kehl.

Reus që gjatë karrierës së tij është përballur me shumë lëndime, këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë edhe për faktin që ka pasur fat duke mos u lënduar.