Tottenham e Chelsea prapa lojtarit të Man. United

Futboll 20 Mars 2018 16:31

Zërat se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho bashkë me drejtuesit e skuadrës, do të largojnë gjatë verës një numër të konsiderueshëm të lojtarëve, për të liruar vend për prurje të reja, ka vënë në alarm disa prej skuadrave të Premier League.

Lojtari i fundit i cili u kritikua mjaft ashpër nga Mourinho, ishte mbrojtësi anësor, Luke Shaw, i cili fillimisht shihej si një super talent nga “Djajtë e Kuq”, mirëpo duket se portugezi nuk e ndan mendimin e njëjtë.

Luke Shaw, mund të jetë njëri nga prej lojtarëve qe mund të largohen gjatë verës dhe për këtë arsye, ekipe si Tottenahm kishin filluar ta monitorojnë situatën e tij.

Megjithatë, së fundmi edhe skuadra tjetër nga Londra, ajo e Chelseat, ka rikthyer përsëri interesimin për ish-lojtarin e Southampton.

Anglezit 22 vjeçar, i kalon kontrata në verën e vitit 2019 dhe nëse Manchester United nuk do të vendos t’ia rinovojë kontratën, atëherë sa paku do të mundohet të përfitojë diç nga ndonjë marrëveshje apo shkëmbim lidhur me të.

“Djajtë e Kuq” tash e një kohë, kanë shfaqur interesimin për mbrojtësin e majtë të Tottenham, Danny Rose dhe në rast se “Spurs” dhe trajneri Mauricio Pochettino do të pranonin një shkëmbim të tillë, atëherë edhe United do të ishin të kënaqur nga ky opsion.

Megjithatë, mbetet të shihet çfarë do të ndodh gjatë afatit kalimtar të verës, pasi edhe Arsenal janë në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e Nacho Monreal, i cili muajin e kaluar mbushi 32 vjet dhe “Topçinjtë” duke parë situatën që po zhvillohet në “Old Trafford”, mund ta kërkojnë pasardhësin e Monreal pikërisht tek Luke Shaw. /Insporti.com

-->