Tottenham fiton bindshëm, Gareth Bale shkëlqen

Futboll 02 Maj 2021 22:15

Spurs fituan me rezultat bindës 4 – 0, ku tre prej tyre u realizuan nga Uellsiani Gareth Bale.

Sergi Aurier harkoi për Bale, që në mënyrën briliante dërgoi topin në rrjetë(36′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Bale realizoi sërish, vetëm që këtë herë asistues ishte Son (61′).

Pas tetë minutave, Aurier sërish gjeti Bale, që kompletoi het-trikun.

Për të vulosur fitore, u përkujdes Son pas asistimit nga Bergwijn (77′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 56 pikë, derisa Sheffield e ka të garantuar rënien nga Premierliga, në vendin e fundit me 17 sosh. /Insporti.com/

-->