Tottenham heq dorë nga Gennaro Gattuso

Futboll 18 Qershor 2021 09:15

Tottenham Hotspur raportohet se ka hequr dorë nga Gennaro Gattuso.

“The Athletic” raporton se kjo lëvizje ka dështuar dhe Gattuso nuk do e marrë drejtimin e Spursave.

Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, thuhet se ka vendosur të vazhdoj kërkimet për një trajner të ri, pas bisedimeve fillestare me italianin.

Ndryshe, Gennaro Gattuso është momentalisht i pa punë, pasi vendosi të ndajë rrugët me Fiorentinan, vetëm pak ditë pasi u emërua trajner i tyre.

-->