Tottenham Hotspur – Manchester United, publikohen formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur i drejtuar nga Jose Mourinho është nikoqir i “Djajve të Kuq”, në takimin e dytë të javës së 30-të në Premier Ligën angleze.
Është ky duel direkt mes dy pretendentëve për vend të katërt në kampionatin anglez.
Manchester United gjenden në pozitën e pestë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara ndërkohë Tottenham është në pozitën e tetë me 4 pikë më pak se rivalët e sotëm.
Një fitore eventuale e mysafirëve do t’i shuante aspiratat e Jose Mourinhos për një vend në Ligën e Kampionëve.
Paul Pogba gjendet në bankën rezervë tek Manchester United ndërkohë Harry Kane kthehet nga lëndimi për ta udhëhequr sulmin e londinezëve.
Sfida nis me fillim nga ora 21:15./Insporti.com/
Formacionet zyrtare:
Tottenham Hotspurs: Lloris; Aurier, Dier, Sánchez, Davies; Winks, Sissoko; Lamela, Bergwijn, Son; Kane.
Manchester United : De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, B.Fernandes, Rashford; Martial.