Tottenham i prish punë Juventusit

Futboll 12 Qershor 2019 17:36

Tottenham do të lëvizë në afatin kalimtar të verës, teksa priten përforcime të rëndësishme nga Mauricio Pochettino, që sezonin e kaluar nuk bëri asnjë blerje, por arriti të shkojë në finalen e Champions League.

“The Sun” ka publikuar një lajm të bujshëm pak momente më parë: Tottenham dorëzon tek Lyon ofertën prej 60 milionë funte (67 milionë euro) për Tanguy Ndombele.

Mesfushori është kthyer në prioritetin numër një për klubin londinez, duke qenë se Moussa Dembele do të transferohet në Kinë tek klubi i Guangzhou dhe lë boshllëk në mesfushë.

Lyon e bleu për 7 milionë funte nga Amiens 22-vjeçarin dhe tani po tenton ta shesë për 65 milionë, që me këto shifra të përkthyera, ka ende 5 milionë funte diferencë mes ofertës së “Spurs” dhe kërkesës së klubit francez.

Prej muajsh pas Ndombeles është vënë Juventus, që ka pasur interes të fortë për të nënshkruar me francezin, por tani marrin një goditje të fortë me ofertën e majme të Tottenhamit. Kujtojmë që për të janë interesuar edhe dy klubet nga Mançesteri.