Tottenham bën gati ofertën e dytë për Muriqin

Kombëtarja 22 Janar 2020 19:05

Sipas gazetës së njohur turke Askam, Tottenham Hotspur është duke përgatitur ofertën e dytë për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Me Harry Kane të lënduar deri në fund të prillit, Jose Mourinho po kërkon me ngulm një sulmues tipik dhe Muriqi i përshtatet profilit.

Ishte raportuar për një ofertë më herët gjatë muajit, por e cila ishte refuzuar pasi nuk kishte plotësuar dëshirat financiare të Fenerbahçes.

Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik ku ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në Superligen turke./Insporti.com/

-->