Tottenham – Liverpool, formacionet për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll 01 Qershor 2019 10:07

E gjitha vëmendja e futbollit evropian është në kryeqytetin spanjoll, Madrid pasi do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, shkruan Insporti.com.

Sonte do të kuptohet se kush do të jetë kampion i garës më të rëndësishme evropiane për klube. Një finale angleze që premton plot emocione, dramë dhe lojë të bukur nga të dy skuadrat.

Tashmë janë publikuar formacionet e mundshme për këtë finale dhe tifozët e Tottenhamit duhet të jenë të lumtur, pasi gjasat që kapiteni i tyre, Harry Kane të paraqitet janë shumë të mëdha.

Liverpooli arriti në finale pasi përmbysi Barcelonës në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Edhe Tottenhami preku finalen me përmbysje. Në ndeshjen e parë në Angli humbi 0-1 nga Ajaxi, për të bërë çmendurinë në Holandë, ku fitoi 2-3 me het-trik të Lucas Mouras.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano” me fillim të orës 21:00. /Insporti.com/

Formacionet e mundshme:

-->