Tottenham për 15 minuta dy gola kundër Middlesbrough

Futboll 14 Janar 2020 21:34

Tottenham dhe Middlesbrough janë duke e zhvilluar ndeshjen e dytë të rrethit të katërt në kuadër të FA Cup, pasi ndeshja e parë përfundoi baras.

Klubi londinez atë që nuk e bëri në ndeshjen e parë, është duke e bërë sonte. Për 15 minuta ka shënuar dy gola.

Të dy golat janë shënuar nga futbollistët argjentinas. Të parin e shënoi mesfushori Lo Celso në minutën e dytë, ndërsa golin e dytë e shënoi Eric Lamela në minutën e 15-të për rezultatin 2:0.

Goli i parë ishte dhuratë nga portieri mysafir, i cili bëri gabim trashanik. /Insporti.com/

-->