Tottenham po “tallet” me skuadrën serbe në Ligën e Kampionëve

Futboll 22 Tetor 2019 22:29

Tottenham Hotspurs duket se ka kaluar krizën, pasi është duke fituar me rezultat të thellë ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com

Tottenham është duke e mposhtur me rezultat 4:0 skuadrën serbe, ndeshje e vlefshme e grupit B.

Djelmoshat e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino për 16 minuta ia shënuan dy gola skuadrës serbe.

Harry Kane shënoi në minutën e nëntë, më pas sulmues jug korean Heung Min Son shënoi dy gola. Golin e parë e shënoi në minutën e 16-të, ndërsa të dytin në minutën e 44-të.

Për golin e katër u përkujdes mesfushori argjentinas, Erik Lamela në minutën e 57-të.

Tottenham në rast të kësaj fitore do të renditet në pozitën e dytë me katër pikë, ndërsa Zvezda në të tretën me tre pikë. /Insporti.com/

-->