Tottenham – Southampton, përfundon takimi

Futboll 21 Prill 2021 19:48

Skuadra londineze Tottenham ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 33’të kundër Southampton.

Pas shkarkimit të teknikut portugez Jose Mourinho, trajneri i përkohshëm Ryan Mason, duket se e ka filluar rrugëtimin e tij me këmbë të mbarë.

Goli i sulmuesit anglez Danny Ings, ka kaluar në avantazh klubin e “Saints” në minutën e 30’të, kurse lojtari i huazuar nga Real Madrid, Gareth Bale, ka barazuar rezultatin në minutën e 60’të, duke mbajtur shpresat gjallë për Tottenham, e cila falë golit të Heung Min Son nga pika e bardhë në minutën e 89’të, fitoj me rezultat 2-1.

Tottenham për momentin pozicionohet në vendin e shtatë (53 pikë), minus dy pikë nga vendi i katërt ku gjendet Chelsea. /Insporti.com/

-->