Tottenham vazhdon me fitoret minimale – mposht Watfordin me supergolin e Son

Futboll 29 Gusht 2021 17:06

Tottenhami ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe të gjitha deri me tash me rezultat minimal 1:0.

Së pari fito si vendas kundër Manchester Cityt, pastaj në udhëtim ndaj Wolves dhe sot kundër Watford-it.

Futbollisti Son Heung-Min në minutën e 42-të shënoi golin e fitores. 

Heung-Min shënoi nga gjuajtja e lirë, duke goditur nga rreth 20 metra e me mjeshtri në këndin e majtë të poshtëm.

GOLI I VETËM I NDESHJES:

Tottenham udhëheq renditjen me 9 pikë pas tre xhirove në Premier League.

Watford u mundua maksimalisht për të befasuar spursat por pa sukses në këtë udhëtim, skuadër e cila renditet në pozitën e 12-të me 3 pikë.

-->