Tottenhami arrin marrëveshje me Dybalan – lajmi i fundit nga Anglia

Futboll 08 Gusht 2019 09:35

Tottenham Hotspur është afër marrëveshjes për të nënshkruar me sulmuesin Paulo Dybala.

Skuadra e Premierë Ligës raportohet të jetë në prag të marrëveshjes me Juventusin për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Siç raporton BBC Sport, “Spurs” shpresojnë për të arritur marrëveshje me 25-vjeçarin para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve pasditen e sotme (e enjte).

Klubi ka kohë deri në ora 18:00 për të finalizuar marrëveshjen e tij.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i BBC-së, David Ornstein.

“Tottenham është afër arritjes së marrëveshjes për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala. Marrëveshja nuk është kryer por klubet janë optimiste. Tottenhami e rriti interesimin pasi ndjekja e tyre për mesfushorin Bruno Fernandes përfundoi për shkak të çmimit, derisa propozimi i Manchester Unitedit për Dybalan u refuzua”, thotë Ornstein.