Tottenhami do t’i paguajë milionat Pochettinos pas shkarkimit

Futboll 20 Nëntor 2019 08:50

Mauricio Pochettino të martën mbrëma u shkarkuar nga detyra e trajnerit të Tottenahmit, shkruan Insporti.com.

Tottenham shkarkoi trajnerin argjentinas pas rezultateve të dobëta këtë sezon në Premier Ligë. Megjithatë, shkarkimi i tij do t’i kushtojë klubit londinez.

Pochettino do të arkëtojë 12 milionë euru për 18 muajt e mbetur të kontratës.

Ish trajneri i Espanyolit dhe Southamptonit qëndroi pesë sezone të plota në krye të bankinës së “Gjelave”, ai ishte emëruar trajner në maj të vitit 2014. Suksesin më të madh e arriti sezonin e kaluar, duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve. Ndërsa, në vitin 2015 ishte në finalen e Kupës së Ligës, megjithatë nuk arriti të fitonte trofe.

 

Tashmë, zëvendësuesi i tij është bërë i ditur. Jose Mourinho do të jetë “shefi” i ri i bankinës së Tottenham. Trajneri portugez sot është emëruar si trajner pas bisedimeve me presidentin e klubit, Daniel Levy.

Mourinho ka bërë deklaratën e parë si trajneri i “Gjelave”, duke thënë se është i lumtur se do të punojë me këtë skuadër. “Jam i ngazëllyer t’i bashkohem një klubi me një histori të madhe dhe me tifozëri të pasionuar. Kualiteti në skuadër dhe në akademi më bën të lumtur. Të punojë me këtë futbollistë më ka tërhequr”, ka deklaruar “Special One”.

Mourinho ka qenë i papunësuar si trajner që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi. Tani, tre-herë fituesi i Premier Ligës është gati t’i kthehet botës së futbollit.

“Special One” në të kaluarën ka drejtuar në ishull, Chelsea dhe Manchester United.

Tottenham renditet në pozitën e 14 me 14 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara. /Insporti.com/

 

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i Tottenham

-->