Tottenhami i vë çmim të çmendur Harry Kane

Futboll 12 Janar 2019 08:48

Harry Kane është 9-shi më i kërkuar nga Real Madridi për sezonin e ardhshëm.

Ai do t’i mbushë 26 vjet me 28 korrik dhe duke parë moshën dhe paraqitjet e anglezit, ai është sulmuesi më i mirë aktualisht për të nënshkruar me të, më i mirë se Lewandowski (30 vjet) dhe Cavani (kthehet 32 më 14 shkurt).

Sido që të jetë, është shumë e vështirë që Tottenhami të bindet për ta shitur sulmuesin.

Sipas medieve spanjolle, për ta ‘hequr qafe’ Realin, Tottenhami i ka vendosur çmim marramendës Kanes: 350 milionë euro.

Një shumë që i përgjigjet çmendurisë së tregut që krijoi Neymar duke shkuar nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

Madridin po kërkon me ngulm dhe ka nevojë që të gjejë sa më parë një shënues golash për të zëvendësuar 50 golat në vit të Cristiano Ronaldos që u transferua vitin e kaluar te Juventusi. /Insporti.com/