Totti: Salah ndër më të mirët në botë

Futboll 22 Shkurt 2018 12:47

Francesco Totti ka përshkruar ish-bashkëlojtarin e tij tek Roma, Mohamed Salah, si lojtarë i cili është ndër më të mirët në botë.

Salah i cili u transferua nga ekipi romak për te Liverpool për një shifër e cila shkoi deri në 50 milionë euro verën e kaluar, është shndërruar në një faktorë shumë të rëndësishëm për “Të Kuqtë” e Anfield, me 30 gola në vetëm 36 paraqitje.

“Niveli në të cilin po luan Salah për momentin, e bënë atë njërin prej lojtarëve më të mirë në botë dhe mendoj se mund të bëhet lojtarë edhe më i mirë se kaq. E njoh shumë mirë dhe kemi raporte shumë miqësore, e për këtë arsye dëshira ime është që ai të vazhdojë të përmirësohet edhe më shumë, në mënyrë që bëhet lojtarë edhe më i mirë”, tha Totti për faqen zyrtare të Liverpool.

Totti po ashtu shtoi se, Salah është prej atyre lojtarëve i cili punon shumë dhe dëgjon shumë këshillat e trajnerëve, e mu për këtë arsye italiani mendon se ish-bashkëlojatari i tij mund të ngrihet edhe një nivel më shumë se ku është për momentin me paraqitjet e tij. /Insporti.com

-->