Tottit i duhet “ndihmë” për të pasur edhe një fëmijë (FOTO)

Futboll 14 Janar 2020 10:53

Disa javë më parë Francesco Totti kishte shprehur dëshirën e tij për të pasur edhe një fëmijë të katërt, teksa kishte deklaruar se po përpiqet që të bindë bashkëshorten e tij Ilary Blasi.

Ndërkohë, përgjigjja e kësaj të fundit ka qenë e prerë: “Nëse dëshiron fëmijë të katërt, le ta bëjë me ndonjë tjetër”, është shprehur modelja e njohur italiane, duke ia shuar ëndrrën kapitenit legjendar të Romës.

-->