Toverlani: 40 vjet duhet me kalu e mi besu një politikanit

Futboll 25 Mars 2020 20:50

Po vazhdon seanca në Kuvendin e Kosovës, aty ku po debatojnë deputetët për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti.

E siç duket debatet e shumta mes deputetëve kosovar i kanë shkuar nerva trajnerit të Feronikelit, Afrim Toverlanit.

Toverlani ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ për të thënë se i duhen 40 vite për ti besuar një politikanit.

“Allahile a kujtoni qe po ju besojna qka do qe folni e shitni patriota e atdhetar? 40 vjet duhet me kalu e mi besu ni politikanit e aq vite sbesoj qe kam jetë”, ka shkruar Afrim Toverlani.

-->