Toverlani: Drita – Gjilani, do të jetë ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit

Futboll 16 Shkurt 2019 11:00

Sot është një ditë e veçantë për futbollin kosovar. Do të zhvillohet derbi më i madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, në kuadër të IPKOSuperliga e Kosovës.

Është një nga derbit më të “zjarrtë” të futbollit kosovar, dhe kur takohen këto dy skuadra e gjithë vëmendja është në këto dy skuadra.

Kampioni aktual, Drita, në këtë sezon është duke kaluar në formë të dobët dhe fundjavën e kaluar u eliminua nga DigitALB Kupa e Kosovës, pas humbjes ndaj Vëllaznimit me rezultat 0 me 1, duke dështuar në synimin e vetëm që kishin këtë sezon.

Pas këasj, humbje trajneri shqiptar, Shpëtim Duro, dha dorëheqje të cilën e pranoi kryesia e Dritës. Zëvendësues i “Profesorit” është ndihmësi i tij, Ardian Nuhiu.

Ndërsa, skuadra e Sadat Pajaziti është pa ndonjë synim këtë sezon pasi që tashmë është eliminuar nga Kupa dhe është larg kreut të tabelës, shkruan Insporti.com.

Insporti ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur, Afrim Toverlani, për të analizuar derbin e Anamoravës, si dhe skuadrat që do të jenë në garë për titullin e kampionit.

“Është mirë kur hapet edicioni pranveror me derbin më të madh në futbollin kosovar. Mendoj që do të jetë një ndeshje e fortë, si zakonisht dhe e luftuar deri ne fund. Të dy ekipet tashmë janë jashtë synimeve që kishin në fillim por kjo nuk do të thotë që nuk do te shohim lojë te mirë si dhe duke ditur që ka edhe 16 ndeshje, ekziston mundësia qe me hapa te gabuar te gjenden edhe në luftën për barazh”, tha “Toki” për Insporti.com

Sipas “Toki” në garën për titull do të jetë dhe skuadra e Llapit, por që duhet të tregohet e kujdesshme në pesë përballjet e para të këtij stinori.

“Sa i përket titullit mendoj që Prishtina dhe Feronikli do të jenë deri në fund në garë për titull. Kurse, Llapi do te varet se çka do të bëjë në pesë ndeshjet e para, kur do të takohet me Feroniklin dhe Prishtineën. Nëse kalon me sukses këto dy ndeshje, mund të luftoj për titull përndryshe do të mbetet prapa”, përundoi Toverlani.

Së fundmi trajneri prishtinas drejtoi skaudrën e Ferizajit. /Insporti.com

-->