Tovërlani – Feronikeli, ky është zhvillimi i fundit

Futboll 14 Korrik 2020 09:06

Feronikeli dhe Afrim Tovërlani do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon. Tovërlani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me presidentin e klubit, raporton Insporti.com.

Tovërlani premtoi se do të ndërtojë një skuadër e cila do të luftojë për titullin e kampionit.

 “Këto ditë do të përfundon marrëveshje, e cila do të jetë që të krijojmë një ekip për titull. Kontrata e re do të jetë 1 vjeçare”, tha Tovërlani.

“Toki” drejtimin e kampionit e mori pas shkarkimit të Albert Bunjakit nga kryesia e klubit.

Ish trajneri i Prishtinës, Ferizajt është trajneri më së shumti trofe të fituar në elitën tonë të futbollit. /Insporti.com/

-->