Tovërlani: Prishtina çdo ndeshje e ka derbi, klubet kundërshtare e kanë dëshirën maksimale për ta mposhtur

Futboll 29 Shkurt 2020 12:06

Afrim Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e KF Prishtinës. Një trajner me bagazh të madh në elitën e futbollit tonë, por që për momentin është i pa punë edhe pse emri vazhdon të përmendet nga tifozët e klubeve të ndryshme të cilët e dëshirojnë si trajner. Tovërlani për Insportin është shprehur se ndeshja e sotme është ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit është derbi.

“Toki” thotë se Prishtina çdo ndeshje e ka derbi, pasi klubet kundërshtare e kanë dëshirën maksimale për ta mposhtur klubin më të madh në Kosovë. “Realisht Prishtina çdo ndeshje e ka derbi me vite të tëra sepse të gjitha ekipet kanë dëshirën maksimale për ta mposhtur klubin më të madh dhe më të trofeshëm në vend. Deri diku ka edhe ngacmime që janë të kuptueshme para ndeshjeve të tilla. Me rëndësi është të shohim futboll të mirë,korrekt dhe le të fitoj ekipi që e meriton por jo gjithmonë fiton më i miri”.

Ish trajneri i Prishtinës, mendon se fituesi i këtij takimi do të varet nga mënyra se si trajnerët do t’i qasen. “Mendoj që do të jetë ndeshje e fortë dhe sipas meje me rëndësi është se si do të vendosin trajnerët t’i qasen ndeshjes dhe si do të reagojnë në situata të caktuara pas fillimit të ndeshjes”.

 

Ballkani në këtë ndeshje do të jetë pa mbrojtësi me përvojë të madhe, Besnik Krasniqi, i i cili mungon për shkak të kartonëve të verdhë. Tovërlani është shprehur se mungesa e Krasniqit në ndeshje të tilla ndikon shumë, por Ballkani ka futbollistë për ta mbuluar mungesën e tij. “Mungesa e Besnik Krasniqit është e madhe në ndeshje të tilla por Ballkani ka mjaftë futbollistë për të mbuluar ata që mungojnë”.

Në fund të bisedës, ai deklaroi se asnjëra nuk janë favorit për ta fituar ndeshje, por Prishtina ka një përparësi të lehtë, pasi është luanë në shtëpi. “Po do të jetë një ndeshje që të dy skuadrat t’i masin forcat me skuadra të forta kundërshtare sepse në këtë edicion asnjëra ende nuk ka pasur ndeshje të forta. Favorit nuk ka përveç përparësisë së fushës që ka Prishtina”.

Prishtina – Ballkani, zhvillohet sot me fillim të orës 17:00 në stadiumin Fadil Vokrri, ndeshje e vlefshme e xhiros së 20-të së IPKO Superligës së Kosovës.

Ballkani ka tre pikë më shumë se bardhekaltrit, 40, dhe renditet në pozitën e dytë, ndërsa Prishtina në pozitën e tretë me 37 pikë. /Insporti.com/

 

Krasniqi: Jam i zhgënjyer, por besoj në fitoren e Ballkanit

-->