Tovërlani u drejtohet ashpër politikanëve: O të mjerë, o mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues e rrenca

Futboll 19 Qershor 2019 23:50

Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës, debati për amandamentin 5, i propozuar nga deputeti Bekim Kamishi për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponsorizime nuk ka marr votat e mjaftueshme.

Ish trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani ka reaguar ashpër nëpërmjet rrjetit social Facebook lidhur me këtë rast, shkruan Insporti.com.

“Toki” iu është drejtuar politikanëve duke thënë se kur ka ndeshje përfaqësuesja e Kosovës, të gjithë janë të interesuar për siguruar një biletë “VIP”.

“Kur ka ndeshje turr e ne ‘VIP’ – lozha turr në salla, turr në foto. O të mjerë, o demagoga, o pusa, o mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues e rrenca, e s’po dojna sytë me ju pa”, ka shkruar Afrim Tovërlani në rrjetin Facebook.

Edhe pse mbi 60 deputetë ishin të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.

Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen.

Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua. /Insporti.com/