Toyota Hilux – kjo është vetura e Fernando Alonsos për ‘Dakar 2020’

WRC 20 Gusht 2019 15:53

Fernando Alonso edhe një herë do të ketë veturën më të mirë për aventurën e tij në Dakar. Ashtu si në WEC, Toyota do të ofrojë veturën Hilux, fituesen e vitit të kaluar të rally-t më të vështirë në botë.

Kjo veturë është e kategorisë T1 – një SUV i modifikuar që Toyota e shet në Spanjë, me shasi specifike për këtë garë dhe është e ndërtuar me një strukturë me tuba.

Vetura, që i prëket kategorisë T1 ka një motor V8 derisa ka 325 kuaj fuqi, bazuar në të dhënat e prodhuesit, transmeton Insporti

Ajo ka gjatësi 4.8 metra dhe peshë minimale, sipas normave, të 1.850 kilogramëve, 150 më shumë se sa që do të peshonte një veturë ‘buggy’ me motor të ngjashëm.

Një dallim këtë vit është kjo veturë do të jetë më e lehtë për t’u drejtuar se sa vetura Mini dhe më efektive në rrugët e rallyt.

Gara e re vitin ardhshëm do të mbahet në vend të ri, Arabinë Saudite, dhe do të jetë e favorshme për cilësitë e Toyotas, pasi që do të ketë shumë shkretëtirë. /Insporti.com/