Tradhtuan kombëtaren e Shqipërisë, ky është vendimi i Greqisë për dy futbollistët shqiptarë

Futboll 09 Nëntor 2019 11:08

Fiorin Durmishaj dhe Mario Vrushaj vendosën që në vend të ngjyrave kuqezi të vishen me ngjyrat blu, ngjyrë kjo e fanellës së Greqisë, shkruan Insporti.com.

Dy futbollistë me prejardhje shqiptare edhe pse ishin pjesë e kombëtares shqiptare, në fund vendosën ta tradhtojnë duke vendosur që ta përfaqësojnë Greqinë.

Të dy futbollistët po kalonin një super kampionat deri në momentin që zgjodhën të përfaqësonin Greqinë. Sidomos ajo rënie e Vrushajt ra menjëherë në sy. Kjo pasi po arrinte të kthehej si protagonist në elitën e futbollit holandez me Whillem II. Menjëherë nisi edhe rënia e këtij futbollisti, që nuk po arrinte të linte gjurmë si më parë.

Në listën e publikuar së fundmi nga Greqia për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Armenisë dhe Finlandinës do të mungojë Vrushaj, por për shkak të dëmtimit. Nga ana tjetër, Fiorin Durmishaj nuk është një temë që llogaritet.

Me 6 ndeshje dhe 0 gola të realizuar ndaj Waasland Beveren, një ekip që renditet në vendet e fundit në Belgjikë, as nuk mund të kishte një pretendim më të madh. Por sikur të mos mjaftonte kjo, emri i Durmishaj është inzekzistent dhe asnjë prej mediave në Greqi nuk ka shkruar një artikull për të prej një kohe të gjatë.