Tradita e Guardiola-s në Ligën e Kampionëve

Futboll 13 Shkurt 2018 08:32

Rënia e Manchester City-t nga gara e Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Monaco-s në fazën e 1/8 së finales sezonin e kaluar, ishte hera e parë për Pep Guardiola-n si trajner, që nuk e arrin gjysmëfinalen e kësaj gare.

Megjithatë “Citizens” janë një skuadër tjetër për dallim me atë që ishin një edicion më parë. Janë duke triumfuar thuajse çdo ndeshje në Premier League dhe janë bindshëm në pozitën e parë, me një mesfushë shumë mirë të ndërtuar. Kjo qetësi që kanë momentalisht në Premier League, mund ta kthejë fokusin e Guardiola-s dhe City-t në Ligën e Kampionëve, për të arritur suksesin shumë të dëshiruar nga kjo skuadër në këtë garë.

Në fakt sfida e parë për të tejkaluar këtë fazë, nga shumëkush nuk mund të quhet edhe kush e di se çfarë sfide, pasi përball kanë një Basel, e cila është skuadër solide, por përball gjigantëve si Manchester City vështirë që do të mund të arrihet ndonjë befasi.

Aho çfarë skuadra zvicerane pritet të shfaq, është që të mundohet të tregojë një lojë të mirë dhe që ta mbajë numrin e golave të pësuar në nivel sa më të ulët.
Përndryshe është hera e parë që ekipet në fjalë takohen dhe nuk është se kanë ndonjë histori të ndërsjellë. FC Basel në duelet me skuadrat angleze gjatë përballjes së saj në garat e UEFA-së, ka bilanc më shumë negativ dhe përballja e saj e fundit me anglezët ishte një vit më parë në fazën e grupeve të Champions, kur u ndeshet me ekipin tjetër nga Manchester, atë të United dhe në fakt në shtëpi arritën triumf me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e sotme ndaj City-t, zhvillohet si zakonisht në ora 20:45 në stadiumin e “St. Jakob-Park” në Basel. /Insporti.com

-->