Trafikoi 2 ton kokainë, ekstradohet në SHBA ish futbollisti i Southamptonit

Futboll 24 Janar 2020 19:13

Jhon Viafara është ekstraduar në SHBA në lidhje me akuza për trafikim droge. Ish futbollisti i Real Sociedadit ishte arrestuar vitin e kaluar në qytetin e Calit në Kolumbi nga forcat e DEA-së dhe njësive lokale të anti-drogës.

41 vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat. Ai dyshohet se bënte pjesë në kartelin “Gulf”, kartel ky që kontrollon rrjetin e trafikut të drogës në Kolumbi.

Jhon Viafara ka luajtur më parë me ekipet e njohura evropiane si Portsmouth, Southampton e Real Sociedad, teksa është pensionuar në vitin 2015.

-->