Tragjedi ajrore, vdesin dy sportistët italianë

Sporte tjera 31 Maj 2020 20:36

Një lajm shumë i hidhur për botën e sportit në Itali. Kjo, pasi dje, dy notarë të rinj të kombëtare azure kanë humbur jetën si pasojë e një avarie në aeroplanin e vogël që ata kishin marrë për të pilotuar në fundjavë, të nisur nga pista e një shkolle mësimore për pilotë në Nettuno.

Viktimat, Fabio Lombini dhe Giole Rosetti ishin të dy notarë profesionistë dhe sapo kishin marrë edhe patentën e aeroplanit.

Ata ishin duke pilotuar një aeroplan ultra të lehtë të markës P92S, që, sipas asaj që sqaruan burimet zyrtare të zjarrfikësve, ishte në pronësi të të atit të Rosetti-t.

Aeroplani sapo është nisur ka pësuar një avari dhe ka rënë në tokë, duke shpërthyer dhe duke marrë flakë dje rreth orës 10.00 të mëngjesit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e kotë, pasi askush nuk ka mundur t’i shpëtojë dy të rinjtë. Një ngjarje shumë e hidhur për sportin italian, por edhe për të gjithë sportin e notit. Dy viktimat ishin 22 dhe 23 vjeç.

-->