Tragjedi në futboll, ndërron jetë gjyqtari i ndeshjes

Futboll 20 Maj 2019 16:56

Në ndeshjen mes Always Ready dhe Oriento Petrolero në Bolivi ka ndodhur një tragjedi në fushë, pasi gjyqtari ka humbur jetën.

Në kampionatin bolivian ndodhi e papritura, kur Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja në tokë.

31-vjeçari mori ndihmën e shpejtë dhe u transportua në spital, por me të mbërritur aty pësoi të dytin atak kardiak, pas atij në fushë, duke humbur jetën.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së gjyqtarit, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi ta ketë shkaktuar vdekjen etij.

Ndeshja u luajt në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit. Më poshtë mund të shihni pamjet nga tragjedia që ndodhi në futbollin e Bolivisë.