Tragjedi nga sporti, ndërron jetë sportistja 20-vjeçare

Hendboll 09 Korrik 2019 08:32

Hendbollistja ruse, Ekaterina Koroleva ka ndërruar jetë tragjikisht në Poloni.

20-vjeçarja është gjetur e fundosur në një pellg afër një fushe të lojës në Stare Jablonki.

Koreleva u gjet pak pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Hendbollit në Plazh.

“RHF-ja (Federata Ruse e Hendbollit) njofton me keqardhje vdekjen e Ekaterina Korolevas, lojtares së ekipit kombëtar të hendbollit në plazh”, thuhet në një komunikatë të Federatës Ruse të Hendbollit.