Tragjedi, priti penalltinë, pastaj vdiq

Futboll 11 Korrik 2019 18:26

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur, në një kampionat futbolli në Meksikë, teksa një portier ka ndërruar jetë pasi priti penalltinë.

Ramon Ismael Koronel ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare, pasi priti penalltinë nga kundërshtari i tij. Topi i gjuajtur e ka goditur portierin tek stomaku, dhe menjëherë ai ka humbur ndjenjat.

Në stadium nuk kishte ambulance, dhe lojtari është dërguar në spital nga të pranishmit që ndodheshin aty.

Pasi mbërriti në spital ai nuk arriti të shpëtonte, sepse pësoi një atak kardiak. Ndeshja luhej në një nga kampionatet rajonale të Meksikës, por ngjarja është me të vërtetë e dhimbshme.