Tragjike, Alvarez vritet në qendër të qytetit  

Futboll 05 Korrik 2019 22:56

Tragjedi në futbollin bolivian. Nelson Mauriel Alvarez, biznesmen i njohur në këtë vend dhe zv.presidenti i ekipit të Blooming, është vrarë gjatë një atentati. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e qytetit të Santa Cruz de la Sierra.

Katër plumba pistolete kanë përshkruar trupin e zv.presidentit të ekipit të Blooming, që sezonin e fundit u rendit në vendin e katërt në Apertura. Plagë në këmbë dhe krahë ka marrë edhe dhe Sebastian Pena, një nga drejtuesit e klubit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar dy vrasësit, pas ndjekjes në rrugët e qytetit. Njëri prej tyre është me nënshtetësi kolumbiane dhe ndodhej me motor në momentin e atentatit.

Mediat thonë se viktima ishte pre e një vjedhje rutinë në rrugët e qytetit, por policia ka mohuar gjithçka, duke konfirmuar se hetimet vazhdojnë.