Tragjike, mundësi i njohur humb jetën gjatë meçit – shikoni pamjet

Sporte luftarake 12 Maj 2019 11:07

Një meç i “WCW” ka përfunduar tragjikisht për mundësin César Cuauhtémoc González Barrón, i njohur me nofkën “Silver King”, i cili për kundërshtar kishte mundësin Juventund Guerrera.

“Silver King” pësoi infarkt disa momente pasi përfundoi meçi, raporton AS, transmeton Insporti.com.

Ai nuk i mbijetoi infarktit dhe ndërroi jetë duke trondiur të pranishmit. Gjyqtari pasi numëroi sekondat shkoi për ta kontrolluar dhe për të thirrur mjekun, por pa mundur dot që ta shpëtojnë atë.

 

Këshilli Botëror i Mundjes në Meksikë konfirmoi vdekjen e tij disa orë pas meçit.

Vdekja tragjike e “Silver King” ka tronditur gjithë botën e “WWE”. /Insporti.com/