Tragjike, ndërron jetë boksieri katër ditë pas nokautit të rëndë

Sporte luftarake 17 Tetor 2019 08:33

Boksieri Patrick Day ka vdekur të mërkurën, katër ditë pasi pësoi nokaut në meçin e tij me Charles Conwell, të shtunën mbrëma.

Në Chicago, amerikani Day u nokautua nga Conwell me ç’rast pësoi lëndime traumatike në tru, sipas deklaratës së promotorit të tij, Lou DiBella, transmeton Insporti


Patrick Day, majtas, në meçin me Charles Conwell

Pas lëndimeve që kishte marrë në këtë meç ai kishte rënë në koma, ku më pas i ishte nënshtruar një operacioni në tru.

“Ai ishte i rrethuar nga familja, miqtë e ngushtë dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit, përfshirë edhe mentorin, mikun dhe trajnerin Joe Higgings”, ka thënë në një deklaratë, promotori DiBella.

Dayn e nokautoi Conwell, një olimpist i 2016-tës, që pas meçit i kërkoi falje atij.

Patrick Day ishte 27-vjeçar. /Insporti.com/

-->