Tragjike, ndërron jetë boksieri pasi mposhtet me KO

Boks 05 Nëntor 2018 14:31

Një ndeshje boksi për titullin WBC në Tajlandë ka përfunduar me fund tragjik.

Christian Daghio, 49 vjeç ka humbur jetën pasi nokautit që e pësoi nga kundërshtari i tij Don Parueang.

Italiani u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe aty ndërroi jetë.

Videoja nga momenti i ndeshjes ka bërë xhiron e botës, ku Daghio rrëzohet në raudin e 12-të pasi mori grushta të shumta në kokë.

49 vjeçari numëronte mbi 2000 luftime profesionale, ku ka fituar edhe shtatë tituj botërorë.

Christian Daghio ishte me origjinë nga Italia, por u transferua në Pattaya rreth 20 vite më parë.