Tragjike, vdes sportisti i njohur

Sporte tjera 05 Qershor 2019 18:15

Një tragjedi ka ndodhur në garën “Tourist Trohpy”.

“Tourist Trophy” është një turne i garës së motoçiklizmit, i cili zhvillohet çdo vit në rrugët qytetase të “Isle of Man”, në Britaninë e Madhe.

Në ditën e parë të garës, 27-vjeçari Daley Mathison ka ndërruar jetë pas një aksidenti në xhiron e tretë.

Pas këtij aksidenti gara u ndërpre, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit, u shprehën të tronditur nga kjo ngjarje tronditëse.

Image result for Daley Mathison

 

Kjo garë e “Tourist Trophy” konsiderohet si një nga garat më të rrezikshme të sportit të motoçiklizmit.

Madje, kjo nuk është hera e parë që në këtë turne ndodhin incidente të tilla me pasojë vdekjen e pilotëve.

Edhe pse Mathison ishte një pilot me përvojë, ai nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra në këtë aksident