Trajner i LA Clipers, Rivers në lot për Kobe Bryant

NBA 27 Janar 2020 11:03

Ish-ylli i NBA dhe trajneri aktual i Los Angelos Clippers, Doc Rivers ishte tejet i emocionuar në intervistën e tij para ndeshjes, për shkak të vdekjes së legjendës Kobe Bryant.

Rivers nuk mund t’i ndalte lotët gjatë kësa interviste, duke thënë se ësthë e pa imagjinueshme se Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna kanë humbur jetë në atë aksident. “Unë thjesht nuk kam shumë për të thënë,” tha Rivers. “Lajmi është thjesht shkatërrues për të gjithë ata që e njohën. Ai do të thotë shumë për mua, padyshim. Ai ishte një kundërshtar kaq i madh … është ajo që ju dëshironi në sport. Kjo është e vështirë. Duhet të luajmë. Lajmet janë thjesht shkatërruese për (gruan e Bryant) Vanessa dhe familjen e tij… Ka kaq shumë njerëz që ai i preku. Duke parë lojtarët e mi të rinj dhe duke parë se sa emocionues janë ata – ata as nuk e njihnin atë.. Kjo thjesht ju tregon se kush ishte ai”, u shpreh trajneri duke mos mundur t’i ndalte lotët.

Episodi i errët e jetës së Kobe Bryant

 

Rivers u përpoq ta rimerrte veten, por u ndal në lot përsëri para se të fliste për herën e fundit që e pa Bryantin.

Lakers u mposht nga Philadelphia 76ers me rezultat 91-108.

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit bortëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij. Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare.

/Insporti.com/

-->