Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Kombëtarja 14 Tetor 2021 20:01

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll të Turqisë janë duke qëndruar 3 trajnerë dhe një trajnere nga Kosova: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.

Qëllimi i vizitës së tyre është avancimi profesional, ku ndër të tjera ata do të jenë mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë.

Trajnerët nga Kosova do të përcjellin stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce dhe Anadolu Efes dhe në klubin e Darusafakas.

-->