Trajneri e konfirmon lajmin e madh për Milot Rashicën

Kombëtarja 17 Shtator 2019 13:16

Milot Rashica ishte i pafat në këtë fillim sezoni teksa pësoi një lëndim në ndeshjen e javës së parë në Bundesligë me Werder Bremenin.

Sulmuesi u detyrua të qëndronte jashtë fushave për rreth tre javë, duke humbur kështu edhe angazhimin me Kombëtaren e Kosovës, në dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Megjithatë, periudha e keqe duket se ka kaluar dhe nga dita e sotme, futbollisti do të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit.

Edhe trajneri i Werderit, Kohfeldt është shprehur me besim se 23-vjeçari do të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të skuadrës ndaj Leipzigut.

Rashica është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën, ndërsa këtë sezon ai pritet të udhëheqë repartin ofensiv të Werderit.