Trajneri grek i Kosovës përkrah formimin e ekipit A tek femrat

Kombëtarja 10 Gusht 2020 19:01

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, e ka përkrahur formimin e ekipit përfaqësues të Kosovës në konkurrencën e femrave, kategoria seniore.

Sipas tij, është mirë që tash e tutje edhe Kosova do ta ketë përfaqësuesen A e cila mund të jetë konkurruese.

“Basketbolli është sporti i të gjithëve. Më vjen mirë që Federata e Basketbollit e Kosovës po planifikon ta formojë Përfaqësuesen A të femrave, që do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Vajzat e reja tani mund të ëndërrojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre. Është më e rëndësishme se kurrë t’i ofrojmë rinisë një ëndërr dhe mënyrën për ta arritur atë. Përshëndes iniciativën e Federatës e cila do të sigurojë të ardhmen e femrave në sport. Shpresoj se e gjithë Kosova do ta përqafojë këtë përpjekje. Unë me siguri do të jem një nga tifozët! GO KOSOVA!!”, ka thënë Marmarinos.

-->