Trajneri i Ajaxit pyetet për Ronaldon – portugezit nuk do t’i pëlqejë kjo deklaratë

Futboll 15 Prill 2019 22:31

Ajaxi do ta zhvillojë nesër (e martë) ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Juevtnusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ajax dhe Juventus barazuan në ndeshjen e parë 1:1 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, gjersa nesër do të mësohet gjysmëfinalisti.

Trajneri i skuadrës holandeze Ajax, Erik ten Hag, ka thënë se ata nuk kanë një plan konkret se si t’i ndalin lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’, veçanërisht Cristiano Ronaldon.

“Juventus është favorit, duhet të shënojmë, duhet të kapërcejmë çdo limit”, tha fillimisht Ten Hag.

“Nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Ata do të bëjnë diçka ndryshe. Javën e kaluar kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm dot të shënonim më shumë se një gol. Mbrojtëm mirë, por pësuam. Besoj se Allegri do të ndryshojë diçka, ndaj ne duhet të përmirësohemi”, tha Ten hag.

“Ronaldo? Nuk do t’i vë një futbollist posaçërisht nga pas. Nuk do ta markojmë një kundër një, nuk e bëjmë kurrë me asnjë. Do ta trajtojmë si çdo futbollist tjetër”, ka shtuar më tej ai.