Trajneri i Anglisë “e çon në qiell” Kosovën

Kombëtarja 11 Shtator 2019 08:30

Selektori i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke e analizuar lojën e skuadrës së tij në fitoren 5:3 kundër Kosovës në Southampton.

Ai tha se atmosfera ishte e mirë dhe ishte një lojë e bukur.

“Kosova e bëri atë që mendoja se do ta bënte para ndeshjes. Bën presion dhe e kemi ditur që do të na bëjnë të mbrohemi”.

“Gjithashtu e kemi ditur se do të kemi hapësirë për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për t’u përmirësuar”.

“Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme”.

“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmoj Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”, tha ai.

Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.

“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play – off i Ligës së Kombeve”.

“Jam shumë i impresionuar me ekipin dhe me stilin e lojës, atmosfera nga tifozët e juaj ishte e pabesueshme, duhet të jeni shumë krenarë me këtë ekip. Nuk mund të gjej lëvdata të mjaftueshme për Kosovën”, ka thënë Sothugate.