Trajneri i Argjentinës tregon arsyen pse nuk u ftua Aguero

Futboll 08 Mars 2019 14:01

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me Sergio Agueron, duke mohuar çdo lloj mosmarrëveshjes mes tyre.

Pavarësisht 18 golave të shënuar për Manchester Cityn në Premier League, Aguero nuk është ftuar në grumbullim me Kombëtaren, duke nxitur edhe më shumë raportime për një mosmarrëveshje mes lojtarit dhe trajnerit.

“Dua të qartësoj se marrëdhënia ime me Aguero është perfekte,” ka thënë Scaloni.


“Kam dëgjuar e lexuar se mes nesh ka debat, por kjo është absolutisht gënjeshtër. Dua të theksoj se nuk ka probleme të asnjë forme mes nesh. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Kam komunikuar me atë në gusht, kur folëm për situatën e tij”, u shpreh trajneri i Argjentinës.

“Ai është në një nivel të jashtëzakonshëm futbollistik, por unë duhet të grumbulloj futbollsitë që nuk kanë veshur më parë fanellën e kombëtares. Ne besojmë se do të ishte mirë të kërkonim për futbollistë të rinj dhe të mos mbetemi me të njëjtë”, përfundoi Scaloni. /Insporti.com/

-->